A ka marrë Berisha një fletë-thirrje për hetimin e 21 janarit? Përgjigjet anëtarja e Këshillit, Kuçana

A ka marrë Berisha një fletë-thirrje për hetimin e 21 janarit? Përgjigjet anëtarja e Këshillit, Kuçana

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka disktuar në një studio televizive, në lidhje me hetimet e 21 Janarit, ku pjesë e hetimeve është edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ish-kryeministri Berisha deklaroi të premten, ditën kur duhej të paraqitej në SPAK, se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje nga Prokuroria e Posaçme për këtë çështje. Ai kundërshtoi deklarimin zyrtar të SPAK, i cili bëri me dije se ndaj tij ishin dërguar dy fletë-thirrje, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Kuçana theksoi se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht. “Berishës nuk i ka ardhur një fletë-thirrje. Më 3 janar ka qenë në SPAK dhe, po të kishin qenë të interesuar, do t’ia jepnin aty. Edhe dy javë më pas ka qenë sërish...