Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nga gjobat në lekë e deri te dënimi me bu*g, Policia e Shtetit me masa të forta për sfidën Shqipëri-Angli
Policia e Shtetit ka bërë sot publike masat e marra për sfidën Shqipëri-Angli, e cila do të luhet nesër në “Air Albania”, duke nisur nesër nga ora 18:00. “Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash. Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium...