Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Jeta dhe vepra e Aubrey Herbert pjesë e një aktiviteti, ekspozohen dhe dokumente arkivore
Historianë shqiptarë dhe britanikë sollën analiza mbi jetën dhe veprën e Aubrey Herbert, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin nga afër dokumente origjinale të siguruara nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë. Seminari përkujtimor iu kushtua figurës së tij, një shekull pas ndarjes nga jeta, duke e nderuar si një nga zërat e rëndësishëm që mbështetën pavarësinë e Shqipërisë. Një homazh i veçantë u bë për jetën dhe trashëgiminë e kolonel Aubrey Herbert diplomat, shkrimtar, ushtarak dhe mik i popullit shqiptar, ku Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe me ambasadën britanike, prezantuan dhe një ekspozitë dokumentare dhe fotografike mbi veprimtarinë e ushtarit britanik, mbrojtësin e pasionuar të pavarësisë së Shqipërisë. Mes dokumenteve të ekspozuara, gjendeshin: Vendimi i Këshillit të Ministrave...