Atentati me 2 viktima në Rinas/ Rama: Do ishte zbardhur në kohë reale, është vonuar për shkak të pengesave burokratike

Atentati me 2 viktima në Rinas/ Rama: Do ishte zbardhur në kohë reale, është vonuar për shkak të pengesave burokratike

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku u ekzekutua më 11 nëntor Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri i cili ndërroi jetë sot. Sipas Ramës ngjarja do ishte zbardhur në kohë reale nëse do të ishte krijuar sistemi i monitorimit me kamera inteligjente. Kreu i qeverisë u shpreh se projekti do të vijojë të zbatohet shumë shpejt dhe vendi ynë do e marrë nga Emiratet e Bashkuara, por kërkon 12 muaj të implementohet. Rama thekson se brenda mandatit i gjithë vendi do të monitorohet me sistemin e kamerave inteligjente. Edi Rama: Projekti i monitorimit të kamera inteligjente do të vijojë të zbatohet shumë shpejt, është vonuar për...