Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Sa do të zgjasë protesta? Apo një xhiro dhe mbaroi?”/ Berisha sqaron skenarin: Do hapim foltore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të organizohet protesta e të hënës përballë Kryeministrisë. Berisha njoftoi se do të ‘hapet’ një Parlament para godinës qeveritare, sipas tij për shkak se gjatë seancave në Kuvend opozita nuk është lejuar të debatojë. Në foltoren që pritet të ngrihet do të flasin çdo javë demokratët, por edhe qytetarët. Kreu i PD ka njoftuar se protesta e opozitës do të mbahet para kryeministrisë. Sali Berisha: Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, do hapim aty një foltore, një Kuvend. Në 10 seanca opozita është lejuar të debatojë në vetëm një seancë. Do të mbahet çdo javë ku deputetët do të mbajnë fjalën e tyre. Protesta të...