Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Gazmend Boranji, përfitues i ndihmës nga Bashkia, regjistroi fshehurazi bisedën me Majlinda Bufin dhe në bashkëpunim me PD e dorëzoi në SPAK
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është dërguar për gjykim nga SPAK, pasi një audio-përgjim i regjistruar fshehurazi nga Gazmend Boranji, qytetari të cilit Bashkia i kishte ardhur në ndihmë me rindërtimin e banesës, u bë prova kryesore në hetim. Sipas të dhënave, Boranji është pajisur me mikrofon regjistrimi dhe ka realizuar bisedën që më pas është dorëzuar pranë SPAK-ut, në bashkëpunim me përfaqësues të Partisë Demokratike, degës Roskovec, dhe me mbështetjen e një televizioni pranë PD-së.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Gazmend Boranji Bashkia Roskovec kishte përfshirë Gazmend Boranjin në programin social të përmirësimit të kushteve të banimit, duke e ndihmuar në momentet më të vështira. Megjithatë, sipas burimeve vendore, ndihma e marrë u kthye pas shpine, duke u përdorur politikisht për të...