Krim në familje në Itali, 80-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

Krim në familje në Itali, 80-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

Një grua 81-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza në Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë thike në trup. Ishin fqinjët ata që njoftuan për ndihmë, pasi panë të shoqin e saj duke bërtitur para shtëpisë. Autoritetet pas mbërritjes në vendngjarja kuptuan se gruaja ishte vrarë nga duart e të shoqit, teksa vunë në pranga këtë të fundit. I moshuari u dërgua në komisariat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë akt. Nga ana tjetër, autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.