Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kosova fiton”/ Historia ‘thërret’, Kryeministri Kurti ‘bekon’ ekipin: Suksese
Kosova përballet me Slloveninë, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon llogarive për kualifikimin në Play Off të Botërorit. Kryeministri në detyrë i këtij vendi, Albin Kurti i ka uruar fat dardanëve, me një postim në rrjetet sociale. Postimi i plotë: Sonte luan Kosova! Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit. Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton. Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët. Forca Kosovë!