Qarkullonte i armatosur/ Arrestohet 53-vjeçari nga Sukthi

Qarkullonte i armatosur/ Arrestohet 53-vjeçari nga Sukthi

Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, të cilën e mbante në brez; kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”. Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I....