Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Momente paniku në Kryeqytet/ Familja e bllokuar nga flakët, dy fëmijët e mitur nxirren nga zjarrfikësit përmes…
Momente paniku në banesën e përfshirë nga zjarri në Astir. Një familje ku ka fëmijë të vegjël, ka rrezikuar seriozisht jetën. Siç shihet nga pamjet, forcat e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë përmes ballkonit dhe kanë nxjerrë prej aty me shkallë dy fëmijë të mitur. Kujtojmë se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 3 të një pallati, ndërsa flakët rrezikojnë dhe banesa të tjera. Tymi ka pushtuar zonën.