Partizani dhe Tirana komandojnë renditjen në Kupën e Shqipërisë, me një këmbë në gjysmëfinale

Partizani dhe Tirana komandojnë renditjen në Kupën e Shqipërisë, me një këmbë në gjysmëfinale

Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Partizani kampion kryeson renditjen në Grupin A me pikë të plota. Të kuqtë e trajnerit Tomorri mposhtën me vështirësi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-22, 27-25, 25-19). Dy setet e para ishin të ekuilibruara, ndërsa në të tretin Partizani dominoi e fitoi pa probleme. Në Grupin B, Tirana nis shkëputjen pas fitores 3-0 ndaj Erzenit (25-18, 25-22, 25-12). Bardheblutë ishin superiorë në parket në cdo drejtim, duke e merituar fitoren. Po në këtë grup, fiton edhe skuadra e Vllaznisë, që në Shkodër mposhti 3-0 Elbasanin e vendit të fundit (25-20, 25-15, 25-19). Skuadra shkodrane ngjitet e vetme në vendin e dytë. Meshkuj – Grupi A (java 3) Studenti – Partizani,...