Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-kryebashkiakja e Roskovecit e pandehur nga SPAK/ “Shoferi i Majlinda Bufit trafikonte drogë”, Berisha: Delinkuente, e denoncova…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj faktit që dosja e ish-kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, shkoi për gjykim në GJKKO. Berisha u shpreh se ndaj Bufit ka pasur denoncime të shumta nga “qytetarët digjitalë”, ndërsa akuzoi drejtësinë për, sipas tij, mungesë rezultatesh konkrete. Sali Berisha: Majlinda Bufi, shoferi i të cilës bënte drogë dhe kishte 1 mijë probleme. Duhet të shoh sepse çfarë ndodh me këta të pandehurit e SPAK-ut, gjer sot nga të gjithë shifrat që japin ka vetëm 2 të dënuar për korrupsion, Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Këta luftojnë për statistika, ndaj s’mund të kem besim pa parë rezultatin çfarë po ndodh, që Bufi ishte një delinkuente e kanë denoncuar qytetarët digjital dhe unë u kam publikuar mesazhet. Përfundim duhet të shihet sepse jam i zhgënjyer...