Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Dy minitregime nga Jorge Luis Borges
Jorge Luis Borges Nga Jorge Luis Borges Një ëndërr Në një vend të shkretë në Iran ndodhet një kullë jo shumë e lartë prej guri, pa derë e dritare. Në dhomën e vetme (dyshemeja e së cilës është prej dheu dhe ka formën e një rrethi) ka një tavolinë prej druri dhe një stol. Në atë qeli rrethore, një njeri që më ngjan mua, shkruan me ca shkronja të pakuptueshme një poezi të gjatë për një njeri që në një qeli tjetër rrethore shkruan një poezi për një njeri që në një qeli tjetër rrethore… Procesi nuk ka fund dhe askush nuk do të mund të lexojë çfarë shkruajnë të burgosurit. Dialog për një dialog A – Të shpërqendruar prej arsyetimit mbi pavdekësinë, kishim lënë...