Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe drejtësinë e re teksa tha se është PS ajo që e bëri të mundur këtë gjë. Në bisedimin me qytetarët në njësinë 3 në Tiranë, kryeministri theksoi se nuk është SPAK që po lufton korrupsionin por vullneti i partisë që ai drejton, që po e mbron edhe me koston në lëkurën e vet, duke iu referuar mbajtjes në paraburgim prej shkurtit pa gjyq të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Këtu nëse bëhet pyetja se kush mban mend të ketë paguar për certifikatën e lindjes, ka njerëz që do të thotë po. Sot e merr në telefon. Te pjesa tjetër është hera e parë nga 1912, që në Shqipëri luftohet pa parë majtas e djathtas, pavarësisht të gjitha problematikave e historive që janë të lidhura...