“‘Triporti i Vlorës’ me vlerë 60 mln euro, aferë korruptive e Ballukut”/ Bardhi:Një pensionit është deklaruar si pronar

“‘Triporti i Vlorës’ me vlerë 60 mln euro, aferë korruptive e Ballukut”/ Bardhi:Një pensionit është deklaruar si pronar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me koncesionin e Portit të Vlorës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se pronar është deklaruar një pensionist. Postimi I plotë: Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë?E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi – preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi...