“Dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë”, Klodiana Lala tregon pistën në të cilën po hetohet për atentatin në Rinas

“Dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë”, Klodiana Lala tregon pistën në të cilën po hetohet për atentatin në Rinas

Gazetarja Klodiana Lala, theksoi se atentati në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilamdo Dani dhe u plagos Muçi Shaljani i ngjan një atentati terrorist, pasi sipas saj, rrezikohej jeta e qytetarëve. “Unë e kam konsideruar këtë si atentat mafioz madje mund të shkojmë në kufi të një terrorist. Madje po ta shihni atje ka aq shumë automjete, ku rrezikohet edhe jeta e të tjerëve xhamat thyere te bizneseve. Policia ka vajtur menjëherë ka marrë serverat për të parë a kishte pamje, dhe bizneset janë të terrorizuara nga kjo pamje. Në pamje të parë ai dukej sikur ishte tërhequr. Në fakt të gjitha raportet policore pretendojnë se ai kishte një aktivitet të shtuar në gjobvënie”, tha Lala. Lala shton se policia ka zbarkuar në OSHEE, ku...