Rama tek Bruno Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”

Rama tek Bruno Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”

Kosova E Shtunë, 15 Nëntor 2025 09:13 Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Itali, ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur italian Bruno Vespa, ku ka folur për marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve. Rama u pyet për marrëveshjen e emigracionit, duke theksuar se shumë shpejt pritet një përgjigje në nivel europian. Ai shtoi se disa shtete të tjera të BE-së kanë shfaqur interes për bashkëpunim të ngjashëm, por Shqipëria ka refuzuar, pasi kjo marrëveshje është një ekskluzivitet i Italisë. Kryeministri veçoi marrëveshjen e mbrojtjes, duke e cilësuar si veçanërisht të rëndësishme në kontekstin e situatës gjeopolitike në Europë. Rama theksoi se dëshiron që Europa të paraqesë një ide të qartë për paqen në...