Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqipëria pranë Botërorit, i duhen edhe dy fitore në muajin mars të shkojë për herë të parë në një Kupë Bote
Adriatik BALLA Të dielën Shqipëria e luan ndeshjen ndaj Anglisë, ndërsa menjëherë vëmendja e kuqezinjve do të bartet te shorti i “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Shorti tërhiqet të enjten e ardhshme, më 20 nëntor, nga ora 13:00 në Zurih të Zvicrës. Shorti do të përcaktojë rrugën e Shqipërisë në “play-off”, përkatësisht rrugën drejt kualifikimit të synuar në Botërorin që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. Të përzgjedhurit e Silvinjos duhet të kalojnë edhe dy kundërshtarë për kualifikim historik në Kampionat Botëror. Në fakt Shqipëria edhe në “play-off”, do të paraqitet për herë të parë, kurse synimi final mbetet Botërori. Në fazën “play-off” paraqiten 12 përfaqësueset që përfundojnë në vendin e dytë në grupet kualifikuese dhe katër përfaqësueset më...