Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Fan Noli: Te ura, te ura, vraponi o burra!
Fan Noli Poezi nga Fan Noli Te ura, te ura, Vraponi, o burra,Me armë, me topa, me kordh’ e me shpata,Se dolli kuçedra e errët nga nata,Se ngriti bajrakun e lyer me gjakDhe sulet prej Shjiakut në Durrës me vrap.Kuçedr’e Turqisë,Hyen’e urisë,E rrahur nga Greku, nga Serbi e BullgariDo gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari,Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark,Me dinin në gojë, me helmin në bark.Kuçedrën e vrarëE hasi më parëThomsoni në Vlorë, kur vinte prej detitMe katërqint krahë, lubi’ e Dovletit;E zuri për gryke, e shtriu përdheNga thonjt’ i rrëmbeu të mjerin Atdhe.Pastaj për së dytiNë Durrës e mbytiDhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja,Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja,Nga forca në pluhër, nga bregu në det,Me grusht prej rrufeje,...