Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Meçe: Përpjekjet e Berishës për të shmangur SPAK-un për 21 janarin, një komedi që vë në siklet edhe berishistët
Opinionisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka komentuar situatën e krijuar pas refuzimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të marrë fletëthirrjen nga SPAK për ngjarjen e 21 Janarit, duke e cilësuar sjelljen “si qesharake”. Meçe theksoi se situata është kthyer në një lloj “komedie” që vë në siklet jo vetëm qytetarët e zakonshëm dhe juristët, por edhe mbështetësit e vetë Berishës. “I futur në kuvli urdhëron administratën e tij të mos firmos dhe fshihet. Atë letër do e marrë. SPAK e ka bërë thirrjen serioze,” tha Meçe. Opinionisti shpjegoi se ligji e lejon njoftimin e personave edhe me forma alternative, si përmes telefonit, duke theksuar se shmangia është e kotë dhe e pashmangshme. Sipas Meçes, ish-Kryeministri e di shumë mirë se çështja e 21 Janarit...