Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK
Deputeti Klevis Balliu sqaroi në një studio televizive dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës. Balliu thekson se gjithçka filloi ngaqë në komision nuk po paraqitej ministrja e Energjitikës Belinda Ballukut për të prezantuar buxhetin e ministrisë që drejton për vitin 2026. Balliu: Një njeri që ka 4 dosje në hetim, që edhe kolegët venë bast do e marrin sot apo nesër. I kam thënë hajdut. Në Shqipëri ka rënë parlamentarizmi. Projekt buxhetin e raporton vetëm ministrja. Por kur diskutohet buxheti në parim, e detyron ministren të vijë se ajo kërkon financimin. Ministria e Belinda Ballukut merr 70% të buxhetit të shtetit. Nuk kemi buxhet për...