VIDEO/ Argjentina triumfon me 2 gola ndaj kombëtares afrikane

VIDEO/ Argjentina triumfon me 2 gola ndaj kombëtares afrikane

Argjentina triumfoi me rezultatin 0-2 në miqësoren ndaj Angolës, në kryeqytetin Luanda, në ditën e festimeve për 50-vjetorin e Pavarësisë së afrikanëve. Vendasit disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, ku Banza iu afrua golit, ndërsa portieri Rulli reagoi mirë. Ndërkohë Lionel Mesi pati mundësi të zhbllokonte rezultatin, por Hugo Marques e ndaloi me një pritje vendimtare. Goli i parë erdhi pak para pushimit, kur shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, Angola u afrua me barazimin me Zito Luvumbo, por nuk gjeti portën. Argjentina e mbylli takimin në minutën e 82-të me golin e Mesit pas një aksioni individual. Argjentina vijon përgatitjet për Botërorin 2026, ndërsa Angola ka mbetur jashtë pasi doli e katërta në grupin eliminator. Kombëtarja e...