Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Gruaja e lirë”/ Helena Kadare promovon veprën e saj, ka edhe një mesazh për shkrimtarët e rinj
Në këndin e përvitshëm në Panairin e Librit, ku dikur qëndronte krah Ismailit, Helena Kadare promovoi veprën e saj, teksa takimet me lexuesit i falën jo pak emocione dhe nostalgji. “Është një kënaqësi shumë e veçantë sepse një pjesë e tyre vijnë nga një kohë e largët. Ata vijnë dhe më tregojnë se ku jemi takuar”, shprehet Helena. “Gruaja e lirë” është një përmbledhje tregimesh, përfshirë disa shkrime të para viteve ‘90, për të cilat sikurse Helena tregon, iu nëshkruan një procesi të fortë autokritik, për t’ia risjellë lexuesit. Ajo thotë: “Kisha botuar dy vëllime me tregime para demokracisë dhe thashë do t’i marr, por kur i lexova, u habita sepse 70% e tyre nuk më pëlqyen më. Mora ato që m’u dukën se ia...