Nga refugjat në hero/ Tentoi të ndalonte një grabitje, shqiptari gjen vdekjen, trupi i pajetë do të varroset në atdhe

Nga refugjat në hero/ Tentoi të ndalonte një grabitje, shqiptari gjen vdekjen, trupi i pajetë do të varroset në atdhe

Burim Havolli 41 vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Brooklyn gjatë përpjekjeve për të ndaluar një person i cili tentoi të vidhte disa pako në hollin e ndërtesës ku shqiptari punonte si mbikqyrës. Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa sot është bërë publike për mediat. Varrimi i Havollit do të bëhet në Kovosë, sipas asaj që kanë raportuar familjarët. Mësohet se policia u njoftua menjëherë pasi shqiptari kishte lëndime në kokë. Ai mbërriti në spital me shenja jete por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Familjarët e viktimës e përshkruan Burimin si një njeri punëtor dhe të respektuar, i cili humbi jetën duke bërë detyrën e tij. Ndërkohë Blerim Havolli, vëllai i viktimës, ishte në lot ndërsa...