Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk kam ftesë, por nëse vjen do paraqitem”, Topi godet fort: Cilido të jetë, thirrja e SPAK është urdhër, jo opsion
Ish-presidenti gjatë protestës së përgjakshme të 21 Janarit, Bamir Topi, thotë se nuk e ka marrë ende një ftesë nga SPAK për të dëshmuar lidhur me ngjarjen. Duke folur në një emision televiziv, Topi nuk e komentoi mospërgjigjen e Sali Berishës ndaj ftesës së SPAK, por tha se nëse ky institucion të thërret për të dëshmuar, nuk është “çështje vullneti”, por është detyrim që të paraqitesh. “Gjithçka që unë kam pasur për të dhënë mesazhe për 21 Janarin i kam dhënë pafundësisht. Mes institucionit dhe individit, unë kam pasur gjithmonë besueshmërinë te institucionet. Nuk kam fletëthirrje nga SPAK, por nëse do të më thërrasin, është detyrim. Çdo njeri që thirret duhet të shkojë, është detyrim, nuk është çështje vullneti nëse dëshiron apo jo. Cilido që...