Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
FOTO/ Dafina surprizohet me një super makinë luksoze nga burri
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar surprizën e madhe që i kishte përgatitur bashkëshorti: një Rolls-Royce luksoz, i zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe. Në fotot e publikuara në Instagram, këngëtarja shfaqet duke mbajtur në krah djalin e saj, në një moment të ngrohtë pranë makinës së re. Pak fjalë, por domethënie, shoqërojnë postimin: Ai erdhi me të tijin ndaj u sigurua që unë të mos hipja kurrë në diçka më pak. Hashtagu që e mbyll mbishkrimin, #WhenHeWinsWeBothShine, nënvizon mesazhin e partneritetit të tyre: fitorja e njërit është shkëlqim për të dy.