Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Lejuan ndërtime pa leje”/ Rama “shpërthen” sërish ndaj gjyqtarëve: Injorantë dhe të korruptuar
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer 'kritikat' ndaj gjyqtarëve, teksa fliste për marrëveshjet pronar-ndërtues dhe hapësirat publike, ndërtimet dhe çështjet e pronave. Kreu i qeverisë theksoi se shumë probleme ndodhin për shkak të gjyqtarëve, duke i quajtur injorantë ose të korruptuar. Rama pranoi se i është dashur të tregojë me gisht dhe emër ndonjë gjyqtar që kishte lejuar në kundërshtim me ligjin ndërtime pa leje, duke sqaruar se ka qenë e nevojshme për qytetarët. “Duhet të jesh injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh të tjerëve atë që u takon, qoftë edhe nëse e kanë pronën e tuaj, t’ua japësh atyre që ndërtojnë, në kurriz të një komuniteti. Unë e di se çdo të thotë që kryeministri apo funksionar i lartë të tregojë me gisht një gjyqtar...