Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, u mor e pandehur nga SPAK për veprën penale “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike” Lidhur me këtë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi vendimin si një hap pozitiv për qytetarët e Roskovecit. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi tha se marrja e Bufit të pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve që, sipas tij, ajo ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës. “Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Duke...