Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbjellja e flokëve, tragjike për 36-vjeçari shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll. Vdekja e tij erdhi pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar. Ai kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin. Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel. Mentor Rama u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, ku u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor. Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje. Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin. Çmimi i ulët i procedurave estetike po tërheq...