Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Mos guxo…”/ SPAK publikon mesazhet që çuan nën hetim kryebashkiaken Bufi: Derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Ndaj saj është ngritur akuza për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”. Për këtë ka reaguar vetë SPAK, duke shkruar: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec,...