Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbyllet burgu i Bënçës, ku vuajti dënimin Fatos Nano! Rreth 100 punonjës mbeten pa punë..
Burgu i Bënçës në Tepelenë është mbyllur zyrtarisht, duke shkaktuar një situatë të rëndë sociale në zonë. Sipas burimeve pranë institucionit, rreth 70% e personelit kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk kanë mundur të përballojnë transferimet në qytete të tjera, ndërsa 30% vijojnë punën vetëm për një periudhë tranzitore prej rreth tre muajsh. Mbyllja e institucionit ka goditur ndjeshëm Tepelenën, pasi afro 100 punonjës kanë mbetur pa punë në një zonë ku mundësitë e punësimit janë të kufizuara. Situata shihet nga banorët si një “goditje e dyfishtë”, veçanërisht për familjet që për vite të tëra janë mbështetur ekonomikisht tek paga e këtij institucioni. Urdhri zyrtar për mbylljen e burgut ka mbërritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve, duke hapur debate dhe pakënaqësi në komunitet. Banorë dhe punonjës...