Goditje në pushtetin lokal/ Kryetarja e Roskovecit merret e pandehur, reagon SPAK-u

Goditje në pushtetin lokal/ Kryetarja e Roskovecit merret e pandehur, reagon SPAK-u

SPAK dërgon për gjykimin Kryetaren e Bashkisë,Roskovec për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet...