“Lufta” kundër ndërtimeve pa leje/ Ministrja Koçiu: Listë e zezë, askush nuk do të tolerohet…

“Lufta” kundër ndërtimeve pa leje/ Ministrja Koçiu: Listë e zezë, askush nuk do të tolerohet…

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me Kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ndoqën nga afër inspektimet ndaj disa objektive, të konstatuara në tejkalim të lejes së miratuar, në zonën e Farkës. Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore tashmë në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim. “Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit”, tha ajo. Gjatë inspektimeve të deritanishme janë evidentuar një sërë shkeljesh, që variojnë nga mungesa e dokumentacionit teknik dhe e akteve të kontrollit, deri te moszbatimi i planeve të organizimit të kantierit dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit me shtesa në sipërfaqe. Për të gjitha këto raste, masat...