Balla: Integrimi, rruga jonë strategjike drejt një Evrope të bashkuar

Balla: Integrimi, rruga jonë strategjike drejt një Evrope të bashkuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se integrimi evropian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Evrope më të bashkuar. “I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Evropian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur një valë të re zgjerimi për të parë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën si anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.”