Problemet e librit për fëmijë, nga leksiku i përdorur, tek përballja me autorët e huaj

Problemet e librit për fëmijë, nga leksiku i përdorur, tek përballja me autorët e huaj

Ditët e panairit të librit shpesh nxjerrin në pah problematika që hasen nga lexuesit apo dhe nga botuesit. Një prej tyre është botimi i librave për fëmijë, peripecitë që kalon shkrimtari që në momentin që nis të shkruaj e derisa libri sheh dritën e botimit. Regjistër i zgjedhur për të vegjlit, leksik i kujdesshëm e mbi të gjitha mesazhi që vepra do të përcjellë janë sfidat e shkrimtarëve për fëmijë sot. Për  autorët shkrimi i një libri për fëmijë shpesh është më i vështirë sesa të shkruash për të rriturit. E aq më tepër kur letërsia shqipe vihet përballë autorëve të huaj. Letërsia e të vegjëlve kritikohet shpesh nga prindërit, të cilëve u duhet të përzgjedhin mes titujve, veprat më të përshtatshme për fëmijët e...