Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Plas sherri në Konispol, dhunohen dy të rinj me shkopa bejsbolli, 4 persona në kërkim (EMRAT)
konispol KONISPOL- Një sherr me sende të forta është regjistruar në Konispol, ku dy të rinj janë plagosur rëndë pas një sulmi brutal nga disa të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se viktima të sulmit kanë mbetur një 18-vjeçar dhe kushërira e tij 12-vjeçare. Dy të rinjtë ndodheshin në makinë, ndërsa aty pranë janë afruar 4 persona që kanë nisur t'i dhunojnë me shkopa bejsbolli. 18-vjeçari me iniciale E.K, dhe kushërira e tij minorene kanë marrë plagë të shumta në trup dhe kokë dhe janë dërguar për mjekim në spital. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 4 të rinj nga Shëndelli: Alban Tanushi, 18 vjeç, Flavjo Arapi, 18 vjeç, Nikola Doda 18 vjeç dhe Ornel Lekgegaj, 19...