Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shefja e FMN-së: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Europë. Turizmi, faktori kryesor
Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber ka deklaruar se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Duke folur në konferencën për mbarimin e Misionit të FMN-së në Shqipëri, Weber tha se parashikohet një “rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.5 për qind në 2025, 3.6 për qind në 2026-n, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektori i turizmit.” “Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Ne parashikojmë një rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.5 për qind në 2025, 3.6 për qind në 2026-n, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektori i turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kanë...