Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Shorti / Shqipëria sheh shortin nga ‘divani’, në mars nisin ethet e Play Off-it
Shorti për grupet e Kupës së Botës do të mbahet më 5 dhjetor në ‘Qendrën Kennedy’ në Uashington. Nga 48 ekipet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës verën e ardhshme, të organizuar nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika, deri më tani janë zyrtarizuar 29 përfaqësuese. Nga Europa deri sot, para se të luhen ndeshje të tjera kualifikuese vetëm Anglia dhe Franca mbrëmë kanë siguruar Kupën e Botës. Ndërkaq deri tani pjesëmarrësit që kanë siguruar biletën Botërori 2026 janë nga Afrika, nëntë ekipe, dhe nga Azia, tetë.Midis tyre ka dhe tre debutues; Uzbekistani, Jordania dhe Kepi i Gjelbër. Sakaq, lista përfundimtare e të gjithë pjesëmarrësve në Kupën e Botës nuk do të shpallet deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, kur janë...