Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Balluku ka vepruar me urdhër të Ramës’/ Noka për protestën: Të hënën para kryeministrisë, njësoj si me Veliajn
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zbardhur skenarin e protestës së PD të hënën para Kryeministrisë. Në një intervistë për News24, Noka tha se protesta do të ketë në fokus skandalin e fundit të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë, ku sipas tij, kjo e fundit ka vepruar me urdhër të Ramës prandaj edhe kryeministri nuk e shkarkon dot. Gjitashtu Noka sqaroi gjithashtu se opozita nuk do të bojkotojë por do të diversifikojë aksionin e saj mes Parlamentit ku siç u shpreh ai hapësirat janë kufizuar nga mazhoranca dhe protestave para Kryeministrisë, çdo javë. Noka: Pse Rama nuk guxon ta lëshojë Ballukun? Sepse s’ka bërë asgjë pa urdhrin e Ramës. Prandaj themi për dyshen Rama-Balluku. Ne çelim ditën e hënë siparin e protestave,...