Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fletëthirrja nga SPAK për Berishën/ Bardhi: Nuk është dërguar asnjë njoftim
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklarimeve të bëra sot në lidhje me një njoftim të SPAK-ut drejtuar grupit parlamentar të PD-së, lidhur me fletëthirrjen e Sali Berishës. Në një reagim për mediat, Bardhi mohoi kategorikisht që një njoftim i tillë të ketë mbërritur ndonjëherë në adresë të grupit, duke e cilësuar situatën si një keqpërdorim politik. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë”, shprehet Bardhi. Bardhi shtoi se nga verifikimet rezulton se në kutitë postare të asnjë deputeti të PD-së në ambientet e Kuvendit nuk është depozituar ndonjë njoftim nga SPAK-u. REAGIM...