Aksident tragjik në aksin Vorë-Tiranë, automjeti përplas për vdekje një grua 

Aksident tragjik në aksin Vorë-Tiranë, automjeti përplas për vdekje një grua 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 05:20, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”.  Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetësja E. K., 43 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. M., 64 vjeçe, e cila po kalonte trafikndarësen dhe ka ndërruar jetë në spital.  Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.