Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kujt i “ulëriti” Rama në telefon në Romë? Ish-deputeti zbulon dy emrat e rëndësishëm në PS
Ish-deputeti socialist Halit Valteri komentoi në një emision videon virale, ku kryeministri Rama shfaqej në rrugët e Romës i irrituar e duke kërkuar llogari në telefon. Valteri shpjegoi se mund të jetë kushdo i cili nuk ka kryer detyrën që i është caktuar duke theksuar se dhe ai vetë ka patur biseda të tilla me vartësit e tij. “Ai atë veprim e ka bërë me dikë që se ka bërë atë që i ka ngarkuar partia, ose një detyrë shtetërore. Mesa dëgjova lidhet me bashkëpronar. Që prej vitit 2023 organizatat e partisë të qytetit drejtohen nga dy zakonisht janë një mashkull e një femër, kshuqë ma merr mendja që duhet të jetë bisedë për partinë ose bashkëkryetar partie. Ndoshta mund të jetë edhe Mazniku, nuk...