Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Rama nuk guxon ta lëshojë”/ Noka zbulon prapaskenat: Balluku ka vepruar me urdhër, të hënën para Kryeministrisë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zbardhur skenarin e protestës së PD të hënën para Kryeministrisë. I ftuar në një studio televizive, Noka tha se protesta do të ketë në fokus skandalin e fundit të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë. Ai tha se Balluku ka vepruar me urdhër të Ramës prandaj edhe kryeministri nuk e shkarkon dot. Noka sqaroi gjithashtu se opozita nuk do të bojkotojë por do të diversifikojë aksionin e saj mes Parlamentit ku siç u shpreh ai hapësirat janë kufizuar nga mazhoranca dhe protestave para Kryeministrisë, çdo jaavë. Flamur Noka: Pse Rama nuk guxon ta lëshojë Ballukun? Sepse s’ka bërë asgjë pa urdhrin e Ramës. Prandaj themi për dyshen Rama-Balluku. Ne çelim ditën e hënë siparin e protestave, identik...