Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SPAK i përgjigjet Sali Berishës: Fletëthirrjet janë dërguar dy herë, në të gjitha adresat
Prokuroria e Posaçme iu përgjigj pretendimit të ish- kryeministrit Sali Berisha se nuk ka marrë fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK për 21- janarin. SPAK thotë se Berishës i janë dërguar dy urdhër- thirrje, në datën 3 dhe 7 nëntor. Fletëthirrja e parë është nisur në adresën e shtëpisë së tij dhe është kthyer mbrapsht me përgjigjen: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.” Ndërsa fletëthirrjen e 7 nëntorit, SPAK e ka dërguar në tri adresa: në shtëpi, në selinë e PD dhe në Kuvend. Por në parlament, departamenti i burimeve njerëzore dhe trajtimit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se “marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,”-sqaron SPAK publikisht. Po ashtu ish-...