Siguria ushqimore, Blushi: Mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara, prioritet kombëtar

Siguria ushqimore, Blushi: Mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara, prioritet kombëtar

Partia e Lirisë ka depozituar pr/ligjin ‘Për Sigurinë Ushqimore’. Sekretari i Përgjithshëm kësaj force politike Tedi  Blushi tha se, “mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara është prioritet kombëtar”. “Fuqizojmë eksportet duke mbrojtur markën "Made in Albania"”, tha ai gjatë një konference shtypi. Deklarata e plotë: Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Prof. Edmond Panaritin, Sekretar për Çështjet e Bujqësisë, si dhe me Kryetaren e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Znj. Silvana Bajrami, për të prezantuar projektligjin për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për agjentët ushqimorë, që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, një prioritet kombëtar jo vetëm për Partinë e Lirisë, por për të gjithë shqiptarët. Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një...