Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasi për vdekje me makinë një person, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim prej 6 vitesh
Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim gjashtë vite më parë përplasi për vdekje me makinë një person. Uniformat blu bëjnë me dije se 30-vjeçari, shtetasi me iniciale E. Sh. alias E. N., 30 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lezhës e kishte dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçari në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, përplasi motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili për pasojë humbi jetën. Top Channel