“Andorra është ekip i papërshtatshëm”, Ajeti i kënaqet edhe rezultatit 0-1: Ata ishin të gatshëm të luftonin për të mbyllur çdo pjesë të fushës

“Andorra është ekip i papërshtatshëm”, Ajeti i kënaqet edhe rezultatit 0-1: Ata ishin të gatshëm të luftonin për të mbyllur çdo pjesë të fushës

Një ëndërr e bërë realitet. Shqipëria ka shkruajtur sot historinë, teksa për herë të parë ka siguruar një vend për në fazën “play off” të Kupës së Botës 2026. Misioni në Andorra është përmbushur me sukses. Kuqezinjve i ka mjaftuar goli i Asllanit në minutën e 67 për të mposhtur Andorrën me rezultatin minimal 0-1. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët, trajneri dhe presidenti i FSHF-së kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”-it. Ajeti: “E dinim që do të ishte një ndeshje e tillë. Andorra është një kundërshtar shumë i papërshtatshëm. Luajnë shumë pranë zonës së 16-shes dhe kryejnë shumë faulla. Por megjithëse fituam vetëm 1-0, e kemi kryer detyrën. Jo vetëm mbrojtësat, por të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë në mbrojtje. Me...