Nis krisja në Kombëtare? Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra (VIDEO)

Nis krisja në Kombëtare? Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra (VIDEO)

Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Andorra ishte historike, pasi për herë të parë Kombëtarja do jetë pjesë e play-off të një Kupe Bote, duke synuar fazën finale. Suksesi i djeshëm nuk ishte i plotë, pasi pas ndeshjes sulmuesi Armando Broja u pa i dëshpëruar dhe i vetëm në stolin e ekipit.  Me futbollistët dhe stafin që rendi drejt tifozëve për të festuar, sulmuesi Broja qëndroi i vetëm dhe kamerat e fokusuan të trishtuar. Sylvinho e hodhi në fushë 23-vjeçarin nga minuta e parë, por e largoi pas 59 minutave lojë për t’i bërë vend Uzunit, nga këmbët e të cilit erdhi edhe pasimi final për golin e Asllanit.  Me Brojën që më shumë e ka me veten, ashtu siç u shpreh edhe Sylvinho pas ndeshjes, klima në ekip është prishur disi. Që Broja nuk po gjen formën as me Burnley dhe as me Kombëtaren kjo është...