Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda!

Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda!

Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë kurrë vullnetarisht në SPAK për të dhënë sqarime për krimin shtetëror të 21 janarit, por do të merret me forcë nga autoritetet. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, gazetari që mbeti i plagosur gjatë protestës kur u vranë 4 protestuesit, tha se Berisha është thirrur jo thjesht si një person që ka dijeni, por si person në hetim. Mahmutaj u shpreh gjithashtu se Berisha e di shumë mirë se Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë akuzën. Sipas Mahmutajt, ai do të dënohet për këtë krim, pasi siç shtoi ai, nuk ka nevojë për asnjë deklarim, duke marrë parasysh që kamerat kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë. “Berisha e ka bërë institucion dhunën kur ka...