Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit. Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës. Kryetari Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falenderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura...